Ouen-Shirer; ping-pong deklaratash për…Njukasëll

Njukasëll bëhet ‘mollë sherri’ në rrjetet sociale mes Majkëll Ouen dhe Alan Shirer. Gjithcka nis nga një frazë e përdorur nga ish futbollisti i përfaqësueses anglez në librin e tij ‘Reboot-My Life, my Time’ ku shprehu pendesën e tij për kalimin e tij te Njukasëll në vitin 2005, një aventurë që zgjati 4 vjet me Ouen që zhvilloi 79 ndeshje duke shënuar 30 gola, kjo për shkak edhe të dëmtimeve që pësoi.

‘Duhej të ndiqja instiktin-tregon Ouen-nuk doja të shkoja atje, me zemër ndjeja që duhej të kthehesha te Liverpuli. Në aspektin profesional nuk ka asnjë dyshim që blerja ime nga Njukasëll ishte një hap prapa në karrierën time. Jam penduar. Sado e pakëndshme duket kjo për tifozët e Njukasëllit, por kjo ëshyë ajo që ndjej’.
Ouen foli edhe për tifozët e Njukasëllit duke shfaqur disa pakënaqësi ndaj tyre.

‘Mbërrita në shtëpoi, ndeza televizorin dhe munda të dëgjoj tifozët e Njukasëllit të thërrisnin; cfarë mënyre për të shpenzuar paratë. Ishte tifozeria ime-vijonte Ouen-ky gjest ndryshoi perspektibën time, nuk do të shkoja mirë me ta. Mendova se nuk kisha pse të fitoja zemrat e tyre për të triumfuar. nuk duhej të justifikiohesha’.
Janë këto fjalë që nuk u pëlqyen aspak nga një legjendë e Njukasëllit si Alan Shirer që iu kundërpërgjigj Majkëll Ouenit.

‘Majkëll ne menduam të njëjtën gjë, të paguam 120 mijë Paund në javë-shkruante në postimin e tij në Tëitter, Alan Shirer që ka luajtur bashkë me Ouen në Botërorin e 1998 në Francë ku Ouen rezultoi edhe zbulimi i turneut

Ouen nuk vonoi dhe iu kundërpërgjigj Shirerit. ‘Nuk jam shumë i sigurt se je kaq besnik ndaj Njukasëllit-tha Ouen-kujtoj se ishe pranë kalimit te Liverpuli kur Bobi Robson të la në stol. Bëre gjithcka për t’u larguar’

sfidanti.al