‘Oreksi’ per Alegrin; italiani me shenjestren e Arsenalit e Paris Sen Zhermen

Masimiliano Alegri po tregon edhe kete sezon se eshte nje trajner me shume vleraa. Juventusi i tij eshte ne rrugen e duhur per titullin kampion, eshte ne çerekfinalen e Liges se Kampioneve dhe ne finalen e Kupes se Italise. Kjo eshte arsyeja qe Alegri eshte vene ne shenjestren e nje prej klubeve te Premier League, Arsenalit. Sipas mediave britanike, drejtuesit e klubit londinez po kerkojne pasuesin e Venger dhe Alegri eshte personi i duhur per ta.

Por trajneri i Juventusit ka terhequr edhe vemendjen e drejtuesve te Paris Sen Zhermen. Unai Emeri me shume gjasa do te largohet me fund te sezonit dhe sheiket e  klubit kane nisur kerkimet per trajnerin e ri dhe Alegri duket se eshte mes kandidateve.

Por ne kete aspekt ka diçka qe nuk eshte llogaritur nga klubet. Alegri nuk ka thene asnjehere se deshiron te largohet nderkohe qe edhe drejtuesit e skuadres torineze nuk duan te privohen prej tij, keshtu qe per momentin e gjithe kjo eshte vetem spekulim i merkatos.

Sfidanti.al