Orakulli Bebeto: Reali i Madridit me Nejmarin do të bëhet i pamposhtur!

Legjenda e futbollit brazilian, Bebeto, konsideron se, nëse Reali do të arrijë që të sigurojë shërbimet e Nejmarit, atëherë, ai do të bëhet një ekip i pamposhtur. Ka disa muaj që qarkullojnë spekulime se futbollisti brazilian në fjalë do të shpërngulet për në “Santiago Bernabe”, megjithëse, në Paris nuk duan në asnjë mënyrë që ta shesin Nejmarin.

“Reali i Madridit është një ekip i madh me një histori impresive. Një futbollist si Nejmari do të mund ta gjejë vendin e tij në këtë ekip. Unë e kuptoj se është e vështirë që ai të largohet nga PSZH-ja dhe se i gjithë transferimi i tij eventual do të jetë një proces i shumë i komplikuar. Por, nëse ky transferim realizohet, Reali thjesht do të bëhet i pamposhtur”, deklaroi Bebeto.

Sfidanti.al