OBSH thirrje Bjellorusisë: Të pezullohet kampionati

Organizata Botërore e Shëndetësisë I kërkon Bjellorusisë që të evitojë grumbullimet e personoave dhe si rrjedhojë edhe ndalimin e evenimenteve sportive sic është kampionati I futbollit që po zhvillohet rregullisht e për më tepër me dyer të hapura. Apeli është bërë në Minsk nga Dr. Patrick O’Connor që është pjesë e task force të OBSH dhe që udhëtoi drejt Bjellorusisë për të verifikuar situatën e ish republikës sovjetike

‘Nga të dhënat që kemi në zotërim duket qartë që këtu ka një rritje të vazhdueshme të rasteve pozitivë me coronavirus dhe që dyfishohen cdo 2-3 ditë-tha O’Connor që vijoi me apelin e tij-merren masat për izolimin dhe të pezullohen aktivitetet me grumbullimin e shumë personave sic janë ato sportive’ .

Por duket se kokëfortësia bjelloruse vazhdon , pasi Ministri I Shëndetësisë Vladimir Karanik u kundërpërgjigj duke thënë se pezullimi I kampionatevbe nuk është në kompetencën e tij

Sfidanti.al