Obamejangu: Marokenët na futën diçka në lëngun e portokallit!

Gaboni, pasi u mund 3-0 nga Maroku, i humbi të gjithë shanset që të kualifikohej për në Botërorin e Rusisë, por, sidoqoftë, futbollisti më i mirë i këitj vendi afrikan, Pjer Emerik Obamejang, bëri, akuza serioze në adresë të mikpritësve marokenë. Sipas tij, humbja ishte pasojë logjike e rrethanave që u krijuan, pasi gjysma e lojtarëvë të përfaqësueses gaboneze u ankua për dhimbje në stomak para ndeshjes.

“Gjysma e lojtarëve tanë dhe stafi specialist u sëmurën, pikërisht, ditën e ndeshjes. Ata pinë lëng portokalli, ku ishte futur diçka”, shkroi Obamejangu në tëitterin e tij. Sidoqoftë, pak kohë mbas deklaratës së mësipërme të lojtarit më të mirë gabonez, erdhi reagimi ironik i pjesëtarit të përfaqësueses marokene, Mehdi Benatia, që iu përgjigj Obamejangut: “E ke gabim, lëngu i portokallit ishte i pastër, atë diçka ne e kishim futur në çaj!”

Maroku, me këtë fitore, mbeti në krye të grupit me 9 pikë, duke qenë vetëm një hap larg kualifikimit për në Botërorin e Rusisë, i pasuar nga Bregu i Fildishtë me 8 pikë.

Sfidanti.al