Numri me fat 499, Ibra ndjek Mesin e Ronaldon

Jo më kot e ka krahasuar veten gjithnjë me “ajkën” e “ajkës”. Zllatan Ibrahimoviç tregoi se i përket atij niveli kur realizoi golin numër 499 në karrierë. Kjo, në barazimin 1-1 në derbin e Los Anxhelosit, mes LA Galaksisë dhe LA FC-së, sfidë që u vendos nga goli i suedezit dhe nga penalltia e Karlos Velës.

Ibra kaloi Galaksinë në epërsi në stadiumin e mbushur plot me mbi 27 000 tifozë, ndërsa dy ekipet luftojnë për plej of. Sulmuesi ka shënuar 432 gola për klubet (në 750 ndeshje) dhe 62 për Suedinë në 116 takime. Vetëm Mesi e Ronaldo e kanë kaluar kufirin e 500 golave, ndër lojtarët aktualë që ende luajnë.

Mesi ka 554 gola për klubet në 638 ndeshje, si dhe 81 gola gjithsej për Argjentinën, përfshi U20, U23 dhe ekipin e të rriturve ku ka 65 rrjeta, gjithsej 635. Kristiano Ronaldo, ndërkaq, ka shënuar 573 gola në 764 takime të luajtura me ekipet e klubeve, si dhe 85 gola për Portugalinë, gjithsej 655.

Sfidanti.al