Nuk ka Milan për Ibrahimovic, suedezi do të qëndrojë te Galaxy edhe në 2019

Zlatan Ibrahimovic përfundimisht nuk do të largohet nga Los Angelez Galaxy. Klubi kalifornian ka konfirmuar qëndrimin e suedezit në Major League Soccer edhe në vitin e ardhshëm duke i dhënë kështu fund zërave që flisnin për një rikthim të sulmuesit 37 vjecar te Milani.

Në fakt, i pari që vendosi të shuajë zërat për këtë transferim ishte vetë Ibrhaimovic që e mbylli sezonin  e tij të parë me Los Angeles Galaxy me 22 gola e 10 assit në 27 ndeshje të zhvilluara, tani i erdhi radha klubit kalifornian të bëjë të njëjtën gjë sigurisht pa dhënë shumë detaje të cilat duket se u zbuluan nga portali Mlssocceritalia.com.

Sipas këtij portali, Ibrahimovic do të jetë një prej 3 futbollistëve të përzgjedhur të LA Galaxy dhe do të ketë një rritje të pagës në krahasim me vitin 2018 kur përfitonte 1.5 milionë Dollarë. ‘Jam këtu për të përfunduar atë që nisa vitin e kaluar-theksonte në një postim të tij në rrjetet sociale Ibrahimovic-Cfarë do të thotë kjo? Do të thotë se do të kërkoj të fitoj MLS Cup’

sfidanti.al