Nuk ka akord për bonusin e 2016, Nejmar e Barcelona shkojnë në gjyq

Nejmar kthehet në Barcelonë, jo për t’u bashkuar me klubin, por për t’u paraqitur në gjykatë. Dy palët në fakt nuk kanë arritur asnjë akord përsa I përket bonusit qaë sulmuesi pretendonte nga klubi katalanas për vlerën e 26 milionë Eurove për rinovimin e kontratës në vitin 2016.

Nejmar këmbëngul në qëndrimin e tij se ky bonus I takon,shifër së cilës I shtohen edhe interesat. Ndërsa nga ana e saj, Barcelona është e bindur se nuk detyrohet të paguajë asgjë futbollistit, përkundrazi është Nejmar ai që duhet t’I paguajë 75 milionë Euro sepse prishi kontratën

E gjithë kjo përplasje nisi pas largimit të Nejmar te Paris Sën Zhermeni në verën e vitit 2017 dhe tani të dy palët do të përballen në sallën e gjyqit duke qenë se nuk gjetën një mënyrë pajtimi mes tyre. Kjo ngjarje është në vijim të telenovelës së verës që për një moment u mendua se do të mbyllej me kthimin e brazilianit te katalanasit

Por Nejmar mbeti te Paris Sën Zhermen, por ribashkimi me Barcelonën nuk do të bëhet në fushën e lojës, por në sallën e gjyqit. Megjithatë pavarësisht këtyre momenteve të komplikuara, është dikush që shpreson të shohë sërish Nejmar të veshë fanelën blaugrana. ‘Më mungon Nejmar sepse këtu ai ishte I lumtur-tha Denilson ish futbollist dhe tani ambasador I La Ligës-luante te një skuadër fantastike me lojtarë shumë të talentuar, por mori një vendim dhe ne nuk jemi askush për ta kundërshtuar. Kërkonte suksesin diku tjetër. Të shihim se cfarë do të ndodhë në janar kur të ketë sërish mundësinë për t’u larguar’.

Sfidanti.al