Norvegjia, Lagerbak paralajmëron: Nuk kam humbur kurrë ndaj Spanjës në shtëpi

Norvegjia mund ta befasojë Spanjën në ndeshjen që do të luhet në Oslo. Është I bindur për këtë trajneri I skuadrës nordike, Lars Lagerbak duke kujtuar se ai si trajner nuk ka humbur asnjëherë ndaj La Rojas në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

‘Asgjë nuk është e pamundur-tha Lagerbak-në të vërtetë nuk kam humbur asnjëherë ndaj Spanjës në sfidat e luajtura në shtëpi me ekipet e mia. Jam përballur 2 herë me këtë skuadër me një përfaqësuese dhe kam marrë një fitore dhe një barazim’.

Ndeshjet për të cilat foli Lagerbak janë të etapës kur ishte trajner I /Suedisë në 2000-2009; një miqësore në Goteborg në qershor të 2000 e mbyllur 1-1 dhe sfida për kualifikueset e Euro 2008 e luajtur në Stokholm e fituar 2-0.

Lagerbak që e cilëson Spanjën aktuale si një prej ekipeve më të vështira të botës, beson se surpriza kalon në radhë të parë nga përmirësimi I mbrojtjes.

‘Nëse duam të fitojmë ndaj Spanjës, duhet të bëjmë një mbrojtje të një niveli të lartë-tha Lagerbak-është aspekti I parë që duhet të përmirësojmë në krahasim me ndeshjen e parë të zhvilluar në Valencia’.

Në atë ndeshje Spanja fitoi me Norvegjinë 2-1 por në disa faza të ndeshjes ajo u pa të dominohej nga iberikët dhe vetëm pasaktësia e tyre nuk lejoi që rezultati të ishte më I thellë.

Norvegjia nuk do të ketë në dispozicion talentin e ri Haland autorin e 9 golave ndaj Hondurasit në Botërorin e U20 pasi u dëmtua në fundjavë, por Lagerbak theksoi se kji nuk do të ndikojë në planin e përgatitjeve për këtë ndeshje të cilin mesa duket trajneri I skuadrës nordike nuk e ka formuar ende

Sfidanti.al