‘Noisefeed injuries’; databaza e dëmtimeve të futbollistëve

‘Noisefeed’, platforma që monitoron dhe informon profesionistët nëbotën e futbollit për gjithcka ndodh brenda dhe jashtë fushave të lojës në kohën reale, bën një hap para. Duke përfituar nga periudha e pauzës në futboll për shkak të pandemisë coronavirus, startup i Chiavarit prezantoi ‘Noisefeed injuries’; një lloja databazë e informacioneve mjekësore për futbollistët e Serie A, B, klubet kryesore të Lega Pro dhe kampionateve të të rinjve

Duke mbledhur komunikatat e para për diagnozat, vizitet e mëtejshme mjekësore, prognozat, ndërhyrjet e mundshme kirurgjikale nga 2009 e sot, është siguruar një numër shumë i madh të dhënash që do të pasurojë databazën ‘Noisefeed’, një instrument më shumë për të vlerësuar disponibilitetin e një sportisti ndaj operatorëve në botën e futbollit

E gjithë kjo është ndërtuar duke punuar me komunikatat zyrtare, lajmet zyrtare në rrjetet sociale, televizione dhe nga ajo që shpjegohet nga agjentët e futbollistëve; të gjitha të dhënat që janë bërë publike e zyrtarizuar, pra platforma funksionon duke respektuar në maksimum privatësinë. Në vazhdën e punës së bërë për realitetin italian, janë integruar edhe të dhënat nga Anglia, Spanja, Gjermania, Franca për të mbuluar 5 kampionatet kryesore të Evropës.

Sfidanti.al