Nje stadium hapësinor që kushton mbi 1 miliarde dollare

Nëse po i bëni pyetjen vetës se ku të shkoni, për shoping, për drekë, për ndonjë birrë, për bilardo apo për ndonjë shëtitje, të gjitha këto ju mund t’i bëni në të njëjtin vend dhe në të njëtën kohë, kur shihni ekipin tuaj të zemrës! “Stadiumi hapësinor” në Atlanta ua ofron një diçka të tillë. Në Atlanta, më në fund, u inaugurua stadiumi i ri “Mercedes-Benz Stadium”, projekti më i madh i miliarderit Artur Blank. Në këtë stadium, do të luajnë ekipet Atlanta Junajtid të ligës MLS dhe Atlanta Falkons të asaj NFL.

Karakteristika kryesore e kësaj “anijeje hapësinore” është ajo se ky stadium është në gjendje që të transformohet brenda një kohe të shkurtër. Futbollin amerikan në këtë stadium do të mund ta shohin 71 000 shikues, ndërsa, kur të luhen ndeshje të futbollit tradicional evropian, pjesa e sipërme e tribunave do të mbyllet me disa lloj perde mekanike dhe kapaciteti i stadiumit do të ulet deri në 40 000 vende.

Sidoqoftë, “Mercedes-Benz Stadiumi” ka edhe një serë risish moderne të tjera që e bëjnë atë stadiumin më të mirë në botë. Kështu, “anija hapësinore” e Atlantës ka 1800 qëndra aksesi Wi-Fi (1000 për shikuesit në tribuna dhe 800 të tjera në mjediset e tjerë, përfshi kafenetë ose baret, me një kapacitet prej 80 gigabajtësh në sekondë! Sa për sqarim, sesa i lartë është ky tregues për një stadium, po ju kujtojmë se stadiumi i San Franciskos “Levi’s Stadium” që, më 2014, u konsiderua mjaft revolucionar në kuptimin teknologjik, ka dy herë më pak qëndra aksesi Wi-Fi, ndërkohë që fuqia e sinjalit ëshë dy herë më e dobët.