Një rast i ri ‘Eriberto’; baba fals për vëllezërit Traore

Në fillim ishte Eriberto apo më mirë Luciano, sepse ky ishte emri i tij i vërtetë. Talent i pastër në shërbim të Chievos së Gigi Delneri. I pakapshëm në krahun e djathte, madje pak si shumë. Sepse Luciano ishte Eriberto dhe kishte mashtruar me identitetin e tij për të shkuar në Verona dhe për të bërë karrierë në Serie A.

E njëjta histori duket se është edhe për vëllezërit Traore, Hamed dhe Amad Diallo respektivisht 20 dhe 17 vjec që janë pjesë e Sassuolos dhe Atalantës. Gjithcka nis nga një hetim i Prokurorisë së Parmës që solli akuzën për falsifikime dhe favorizim të emigracionit klandestin për 5 shtetas nga Bregu i Fildishtë mes të cilëve figuron Hamed Mamadou Traore, ‘babai i huazuar’ i dy futbollistëve të rinj që për momentin janë pyetur në statusin e personave të informuar mbi faktet.

Hetimet nisën nga deklarata e Giovanni Damiano Drago për procedimin penal në lidhje me operacionin  ‘Piccoli elefanti’,  që u mbyll në 2017 me arrestimin e vetë Dragos, të Demoya Yves Gnoukouri e Kone Abdouraman. Drago theksoi se ishre në dijeni se Tehe, i bashkëpandehur në të njëjtin procedim, përvec bashkimeve familjare false në 2014-2015, lejoi hyrjen në mënyrë të parregullt në Itali edhe të 5 premtimeve të reja të futbollit të Bregut të Fildishtë, disa prej të cilëve u bënë pjesë të skuadrave profesioniste të futbollit dhe mes tyre ishin edhe vëllezërit Traore.

Vlen të bëhet e qartë se Atalanta dhe Sassuolo nuk janë në dijeni të kësaj historie, por dy futbollistet po, dhe tani rrezikojnë të ndëshkohen me një skualifikim të gjatë sic ndodhi me Luciano-Eriberto

Sfidanti.al