Një jubile, 25 vite më parë, Crvena Zvezda shpallej kampione bote

Pikërisht, tamam para 25 vitesh, më 8 dhjetor 1991, futbollistët e ekipit jugosllav, Crvena Zvezda, si kampionë në fuqi të Evropës, fituan të drejtën që të luanin e të luftonin edhe për kurorën botërore të futbollit. “Kuqebardhët” kishin midis tyre edhe dy futbollistë maqedonas që ishin shtylla të ekipit, njëri në sulm dhe tjetri në mbrojtje, Darko Pançev udhëhiqte sulmin, ndërsa Ilija Najdoski luante, si një luftëtar i madh, në mbrojtje dhe përballë kishin ekipin Kolo Kolo të Kilit që, në asnjë rast, gjatë ndeshjes nuk e tregoi veten se ishte një rival i denjë për Zvezdën gjigante të asaj kohe. Vladimir Jugoviç, me dy golat që shënoi, e paralajmëroi fitoren, ndërsa fatin e ndeshjes e vulosi sulmuesi maqedonas, Darko Pançev, duke shkaktuar një eufori të madhe jo vetëm në stadiumin e Tokios, ku u zhvillua ndeshja në fjalë, por edhe anembanë territorit të Jugosllavisë së atëhershme.