Një janar ‘i nxehtë’; Todibo pranoi kalimin te Milani

‘Oui’; Zhan Kler Todino me shumë mundësi i tha ‘Po’ Milanit në gjuhën franceze sepse dhe Frederik Masara e flet shumë mirë këtë gjuhë dhe për këtë arsye Milani e dërgoi drejt Barcelonës për të bindur mbrojtësin e ri të skuadrës katalanase që të pranojë kalimin te kuqezinjtë. Dhe në fakt Masare e takoi Todibon bashkë me agjentin e tij gjatë një dreke punë ne Spanjë duke marrë me vete edhe miratimin e futbollistit për këtë transferim.

Tani ajo që duhet të bëjë Milani është të gjejë një marrëveshje me kampionët e Spanjës për formulën e transferimit të Todibos. Me shumë mundësi, kjo formulë do të jetë marrja e futbollistit me huazim me të drejtë blerje dhe riblerje të tij, një zgjedhje kjo që i kënaq të dyja palët; Milani do ta blejë përfundimisht kartonin e tij nëse  Todibo i bind të gjithë me lojën e tij në këto 6 muaj deri në fundin e sezonit, ndërsa Barcelona ruan pozitën e së preferuarës në të ardhmen me lojtarin që e mban hapur një portë për aventurën e tij te skuadra blaugrana. Kontaktet mes klubeve janë të vazhdueshme me Milanin që pret të marrë një përgjigje përfundimtare në brenda pak ditëve.

sfidanti.al