Një ekip i frikshëm pa kontratë, ja lojtarët “falas” të verës!

Nga Iker Kasijas tek Zllatan Ibrahimoviç. Janë të shumtë emrat e shquar që do të jenë të lirë nga detyrimet kontraktuale verën e ardhshme. Brenda pak muajve, më të shkathëtit e klubeve do të mund të sigurojnë shërbimin e disa prej lojtarëve me talent të madh, ndonëse një pjesë edhe me moshë të madhe. Portieri Kasijas, larguar nga Reali, është në mbyllje të kontratës me Porton dhe nuk dihet nëse do të ketë rinovim.

Në një ekip “me parametër zero”, mbrojtja do të kishte në qendër një dyshe si Xhon Terri-Pepe, pasi të parit i përfundon akordi tek Çelsi, dhe të dytit tek Reali. Në mesfushë do të ishte beniamini i sotëm i Murinjos, Majkëll Karrik, dhe njeriu që Guardiola fillimisht nuk e deshi, Jaja Ture. Një sulm “eksploziv” do të vijonte, me Ibrahimoviçin, Balotelin dhe Torresin. Me përjashtim të italianit, dy të tjerët janë vërtet në moshë të madhe.

Formacioni “me parametër zero”

Kasijas – Sanja, Terri, Pepe, Klishi – Karrik, Kazorla, Jaja Ture – Baloteli, Torres, Ibrahimoviç.

Rezervat: Adrian, Zabaleta, Xhonson, Navas, De Rosi, Honda, Afelai

Sfidanti.alterri