Një çmim Oskar për Oskarin që i bëri magji kinezëve

Afati kalimtar i janarit ka përfunduar mbrëmë pas mesnatës. Tani mund të shihni se cilat kanë qenë transferimet më të kushtueshme.

Lojtari më i shtrenjtë në afatin kalimtar të dimrit ishte mesfushori brazilian, Oscar. Ky i fundit nga Chelsea u transferua te ekipi kinez, Shanghai SIPG për 60 milionë euro.

Kurse, lojtari i dytë më i shtrenjtë ishte Julian Draxler, i cili u transferua nga Wolfsburg te PSG për 40 milionë euro, shkruan Express.

Ndërsa, Gabriel Jesus është lojtari i tretë më i shtrenjtë. Ai u transferua nga Palmeriras te Manchester City për 32 milionë euro.