Nisma e Budweiser; dhuron birra të personalizuara të gjithë portierëve që pësuan gol nga Messi

Pasi Messi theu rekordin e Pele, kompania e njohur amerikane e prodhimit të birrës, Budweiser  bëri të ditur se u do  t’u jape të gjithë portierëve që kanë pësuar gol në karrierë nga Lionel Messi dhe janë 160 të tillë, shishe të personaliziuara birre me imazhin e Messit dhe numrin e golave të shënuara në të.

Cili portier do të marrë më shumë shishe? Diego Alves, që në 17 ndeshje kundër messit ka pësuar plot 21 gola , kështu që do të marrë po kaq shishe birre. Mes portierëve që përfitojnë shishe birre të personalizuar janë edhe Abbiatti, 8 shishe, buffon 2, Sorrentini, Amelia e Storari do të marrin vetëm 1 shishe birrë

Sfidanti.al