Nis Kupa Libertadores, Flamengo me 6 raste pozitive me Covid 19

Shënohen raste të reja me coronavirus në futbollin brazilian. Klubi brazilian i Flamengos bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter se në testet e fundit të kryera për Covid 19 në prag të sfidës së kësaj të marten ë Kupën Libertadores kundër Barcelona Guayaquil në Ekuador, 6 futbollistë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19. Mësohet se të gjithë lojtarët janë asimptomatikë dhe tashmë kanë hyrë në karantinë.

Në të njëjtën kohë ata janë monitoruar vazhdimishr nga stafi mjekësor i klubit me këtë të fundit që ka grumbulluar me urgjencë 4 futbollistë nga skuadrat e të rinjve të Flamengos; Natan, Joao Lucas, Guilherme Bala e Muniz.

Sfidanti.al