Nga na mbiu ky  Salah? Do t’i “vjedhë” këpucen edhe..Mesit

Po afrohet fundi i sezonit, duke e bërë edhe më “të nxehtë” betejën për fitimin e “këpucës së artë”, pra, trofeun e golashënuesit më të mirë në Evropë. Lionel Mesi në ndeshjen e fundit ndaj Leganesit shënoi një tregolësh, duke u barazuar me Mohamed Salahum në kuotën – 29 gola. Sidoqoftë, në një pozicion  më të mirë ndodhet futbollisti argjentinas, duke qenë se Barcelona, deri në fund të sezonit, ka edhe shtatë javë për të luajtur, kurse Liverpuli në Premier Ligë edhe pesë ndeshje.

Në vend të tretë ndodhen Robert Levandovski dhe Çiro Imobile me nga 26 gola, kurse Kristiano Ronaldo ndan vendin e 10-të me Luis Suarezin – me nga 22 gola.

Interesant është fakti se golashënuesi më i mirë është Zhonasi i Benfikës me 33 gola, por koeficienti i ligës portugeze është 1,5 që e vendos atë (Zhonasin) në vendin e 5-të, ndërkohë që në pesë ligat më të forta evropiane çdo gol shumëzohet me 2 pikë.