Neymar, kapitull I ri në ‘luftën’ me Paris Saint Germain

Lufta mes Neymar dhe Paris Saint Germainit pasurohet me një kapitull të ri. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’ sulmuesi Brazilian refuzoi të stërvitej pas ndeshjes së Kupës së Francës mes PSG dhe Dijonit e fituar nga parizienët me rezultatin 6-1. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, braziliani ishte I mërzitur me deklaratat e trajnerit Tuchel përpara asaj ndeshjeje në të cilën neymar nuk luajti për shkak të dëmtimit të pësuar në brinjë në sfidën me Montpellier

‘Nuk mund të siguroj në 100% se Neymar do të luajë në ndeshjen me Borussia Dortmund-kishte deklaruar Tuchel para sfidës me Dijonin  duke iu referuar përballjes së Ligës së Kampioneve të transalpinëve. Në fund Neymar luajtu në atë ndeshje me verdhezinjtë dhe shënoi giolin për Paris Saint Germainin në humjen 2-1 ndaj skuadrës gjermane.

Në fund të sfidës së Ligës së Kampioneve, braziliani fajësoi trajnerin Tuchel dhe stafin mjekësor për mungesën e formës optimal pasi nuk e lejuan të luanin në 4 ndeshjet para Dortmundit.

Sfidanti.al