Neymar, gjithcka gati për rinovimin me PSG

Neymar ka dhënë dritën jeshile për rinovimin e kontratës me Paris Saint Germainin.Në Francë, RmcSport flet për një marrëveshje mes futbollistit dhe klubit parizien për 4 vjet duke konfirmuar në këtë mënyrë disa zëra që vinin nga media braziliane.

Në këtë mënyrë konfirmohet ajo që ka deklaruar edhe vetë Neymar se dëshiron të vijojë rrugëtimin transalpin në Paris që e nisi në 2017 pas transferimit rekord prej 222 milionë Eurosh, shifër që shkoi në arkat e Barcelonës. Ishte një operacion që hapi një kapitull të ri në historinë e Paris Saint Germainit që në të njëjtin vit siguroi edhe shërbimin e Kylian Mbappe për 180 milionë Euro

Por në verën e vitit 2019, braziliani donte të mbyllte eksperiencën me parizienët dhe të kthehej te Barcelona, një tratativë që nuk nisi asnjëherë sepse klubi blaugrana nuk kishte ndërmend të paguante shifrën e kërkuar nga Leonardo që ishte rreth 180 milionë Euro.

Kështu Neymar qëndroi, fillimisht si armik I shtëpisë, por më pas me kalimin e muajve u shndërrua në liderin e Paris Saint Germainit deri në finalen e Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar. Kriza financiare e Barcelonës  dhe pandemia covid që shkaktoi probleme financiare edhe te të gjithë klubet e tjerë evropianë, ka shumë të ngjarë që lehtësuan tratativat për një rinovim të kontratës së Neymar me Paris Saint Germain përtej vitit 2022.

Sfidanti.al