Nejmar sërish te Barcelona? E mbështet Andres Iniesta

Andres Iniesta vazhdon të ketë besim te Barcelona e Ernesto Valverdes, por ai beson se me Nejmar në radhët e saj skuadra katalanase do të jetë akoma më e mirë. Mesfushori spanjoll që është në Barcelonë me pushime pas mbylljes së sezonit me Vissel Kobe në Japoni me fitoren e Kupës së Perandorit, dha një konferencë shtypi për të promovuar linjën e veshjeve

‘Steka është shumë e lartë dhe lojtarët janë shumë të përqendruar-tha Iniesta-vazhdoj ta ndjek Barcelonën një skuadër që luan një futboll ndryshe me një stil që më pëlqen dhe do të tentojë të fitojë gjithcka pa dyshim. E shoh ende si një ekip potent. Barcelona është gjithnjë pretendente për të fituar kompeticione. Përsa I përket Nejmar, është një ndëer sulmuesit më të mirë sot për sot. Do të ishte një përforcim I mirë për Barcelonën. A është I nevojshëm apo jo, kjo është një tjetër  cështje’

Përsa I përket të ardhmes së tij, Iniesta që në maj festoon 36 vjetorin e tij, thekson se nuk e mendon tërheqjen dhe se një ditë do t’I pëlqente të kthehej te Barcelona

‘Do të doja të mbyllja karrierën në futbollin e luajtur me Visel Kobe-vijoi Iniesta-nuk e di nëse do të kem forca edhe për 1 vit tjetër pas sezonit që përjetuam. Më pas do të shohim cfarë do të ndodh. Më tërheq ideja që të jem trajner dhe do të më pëlqente që një ditë të kthehesha te Barcelona, sepse është jeta ime. Por të shohim. Për momentin, dua të përfitoj në maksimum’.

Sfidanti.al