Nejmar bën prapakthehu: Do jap jetën për të ndihmuar PSG të triumfojë

Që pas rikthimit në fushën e lojës, Nejmar është bërë protagonisti absolut i paris Sën Zhermenit pasi golat e tij kanë qenë vendimtarë në fitoret e fundit të kampionëve të Francës që tashmë kanë marrë edhe kreun e renditjes së Ligue 1. pas përfundimit të ndeshjes, Nejmar konfirmoi përmirësimin e raporteve me tifozerinë e skuadrës dhe premtoi se do të japë gjithcka në fushën e lojës për Paris Sën Zhermenin.

‘Jam këtu për të ndihmuar Paris Sën Zhermenin, për të plotësuar detyrimet e mia si futbollist i këtij klubi dhe do të jap jetën në fushë që Paris Sën Zhermen të triumfojë dhe për të fituar shumë trofe së bashku-tha Nejmar në një intervistë për të përditshmen ‘Le Parisien’

I pyetur edhe për raportet e tij me tifozerinë, Nejmar tha se tani janë më të mira.

‘Është si një raport dashurie me të fejuarën-vijoi Nejmar-kur ka një problem palët rrinë në pozicionet e tyre pa folur. por me shumë dashuri e përkëdhelje, gjithcka do të kthehet në normalitet’.

sfidanti.al