Në Spanjë janë të sigurt, Alvaro Morata kërkon Barcelonën

Alvaro Morata i vetëofrohet Baecelonës. Lajmi u bë i ditur nga radioja katalanase RAC1, sipas së cilës, sulmuesi i Celsit kërkon që të ndërrojë ambient duke kërkuar kalimin te ekipi blaugrana i bindur se nën drejtimin e Ernesto Valverdes do të rikthehet në nivelet e larta të lojës së tij.

I formuar në akademinë e Realit të Madridit, Alvaro Morata u transferua te Juventusi për t’u rikthyer te ‘Los Blancos’ pas dy sezoneve me fanelën bardhezi. Në vitin 2017 ai u transferua te Celsi, por te Blutë nuk po gjen hapësirë. Kështu që tek ai lindi ideja për të provuar veten te barcelona, që nga ana e saj duket se po e studion këtë rast, sidomos nëse vendos që të përforcojë repartin e sulmit në merkaton e muajit janar

Ndërkaq, barcelona duhet të zgjidhë edhe problemin Xhordi Alba. mbrojtësi i majtë ka një kontratë me kampionët e Spanjës deri bnë vitin 2020, por ende nuk e ka rinovuar atë. jherën e fundit që agjenti i Albës ka qenë në kontakte me drejtuesit e Barcelonës për këtë cështje ishte në 26 nëntor, që nga i moment nuk pa pasur më asnjë lajm.

sfidanti.al