Në Liverpool nuk e harrjonë Balotellin…për fat të keq: Një kukull që mendon se kushedi kush është

Mario Balotelli ende nuk I ka mbushur të 30 vitet, e megjithatë kjo nuk e pengon atë që të shohë prapa. Në një intervistë për Corriere Dello Sport ai përshkoi karrierën e tij teksa theksoi se eksperienca më e keqe e tij ishte ndoshta ajo me Liverpoolin. Kur The Reds e morën Balotellin nga Milani për 20 milionë Euro, Balotelli kishte regjistruar statistika të mira. Sulmesi shpjegoi se nuk u ndje mirë me trajnerin Brendan Rogers gjatë etapës së tij te Liverpool dhe se topi dukej se niuk donte të hynte kurrë në portë; rezultati? 28 ndeshje të luajtura dhe vetëm 4 gola, dhe vetëm 1 prej tyre ishte në Premier League. Por te Liverpool duket se nuk janë dakord me atë cfarë thotë Balotelli

Përkundrazi, fraza e tij I ka tërbuar tifozët e The Reds të cilin prej kohësh e konsideronin si blerjen më të keqe në historinë e klubit  dhe nuk u kursyen aspak me kritikat e tyre në rrjetet sociale. Kështu një prej tifozëve të Liverpool theksonte: Është një mënyrë e gjatë për të thënë: Problemi ishte që unë jam një kukull që mendon se kushedi kush është’. Dikush tjetër  përqendrohej te paga e Balotellit prej rreth 4 milionë Paund duke bërë edhe llogari të kostos për ta parë cdo javë: ’80 mijë Paund në javë. Më qan zemra’. Për dikë tjetër gjykimi është përfundimtar: ‘Futbollisti më I dobët që ka veshur ndonjëherë këtë fanelën e skuadrës sonë. Dembel, pa etikë pune. Sjelljet e tij kanë qenë problem gjatë gjithë karrierës së tij’.

Por është dikush që kujtin dështimet historike të Liverpoolit duke konsideruar Balotellin si dështimin më të madh. ‘Lojtari më I dobët që kam parë dhe përfshij këtu edhe Poulsen, Konchesky dhe Jovanovic’

Sfidanti.al