Në kohën e coronavirusit, Michele Uva: UEFA, e bashkuar dhe kompakte

Michele Uva. Zv/presidenti I UEFA flet për limitin e kohës se kur duhet të mbyllen kampionatet në kontinentin evropian. Në një intervistë për median italiane ai  nuk dha asnjë direktivë në lidhje me këtë cështje.

‘Nuk është në kompetencën tonë, do të jetë cdo ligë ajo që do të vendosë-tha Michele Uva-e vetmja cështje ka të bëjë me futbollistët të cilëve u skadon kontrata në 30 qershor, por UEFA do të kërkojë brenda një date të caktuar vetëm listën e skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane të sezonit të ardhshëm’

Uva shpjegoi se sa e vështirë ishte marrja e vendimit për të shtyrë Evropianin e futbollit.

‘Nga UEFA kanë ardhur sinjale të bashkimit dhe kompaktësisë-vijoi Uva-vepruam me transparencë dhe përgjegjësi dhe I dhamë prioritet shëndetit të të gjithëve dhe ruajtjes së sistemit. Nuk bëmë spektaklin e trishtuar që po shfaq BE. Tani të drejtojmë dhe të koordinojmë  Federatat, klubet dhe ligay që po përjetojnë situara krejt të ndryshme nga njëra-tjetra duke parë edhe nivelin e përhapjes së coronavirusit në nivel evropian’.

Në fund, Michele Uva foli për situatën në të cilën ndodhet aktualisht futbolli. ‘Për UEFA, në plan të parë vjen mbrojtja e shëndetit, pastaj biznesi-tha Uva-si qytetar dhe tifoz sporti them  vetëm se sistemi duhet të udhëtojë I bashkuar dhe kompakt. Të gjithë  duhet të heqin dorë nga dicka sic bëmë me shtyrjen e Evropianit të futbollit të meshkujve dhe të femrave. Është e nevojshme që të qëndrojmë kompaktë, sic bëri UEFA për të mirën e përbashkët’.

Sfidanti.al