Në Instagram, Roma, ‘Shisni Florencin’; pëlqimi I Totit con qytetin në kaos

Për momentin nuk dihet nëse është një gafë e pavyullnetshme në rrjetet sociale  apo një pozicionimi real në lidhje me Florenzin, por pas humbjes me Torinon, Roma verdhekuqe është tronditur nha një ‘like’ I Francesko Totit, ndaj një komenti të një tifozi në profilin e tij në Instagram në lidhje me kapitenin aktual të Romës teksa shkruante: ‘Shisni Florencin’.

Ndër të parët që bënë click te butoni ‘like’ ishte pikërisht Toti që në këtë mënyrë duker se konfirmon zërat që në Romë po qarkullojnë prej kohësh, që raportet me Florencin nuk janë dhe aq të mirat. Nuk janë të paktë ata që kujtojnë ftohtësinë me të cilën u shpreh kapiteni historik I verdhekuqve në ditët përpara konferencës së shtypit për lamtumirën e tij se aid he Florenci nuk kishin komunikuar mes tyre, ndërsa të tjerë kujtojnë se Toti në prezantimin e librit ‘La storia del calcio in 50 ritratti’, kishte përmendur emrin e Lorenco Pelegrinit se kapitenin e mundshëm në të ardhmen te Roma.

Ndërkaq, tifozët në rrjetet sociale janë përcarë; ka nga ata që janë dakord me ish nr.10 të Romës , ndërsa të tjerë ‘I tërheqin veshin’ duke nënvizuar se Florenci nuk e meriton të gjithë këtë zhurmë mediatike dhe se Francesko të sqarojë se e gjithë kjo ishte thjesht një gabim. Ndërkaq, Toti e hoqi ‘like’ e tij te komenti dhe tani pritet marrja e një qëndrimi zyrtar nga ana e tij.

Sfidanti.al