Në futbollin e femrave, Olimpik Lion blen skuadrën e Rein të Rapinosë

Olimpiku I Lionit dhe Zhan Mishel Ola zbarkon në kampionatin më të suksesshëm në botë në futbollin e femrave, NWSL. Klubi francez, bleu skuadrënb Rein FC ku aktivizohet kapitenia e përfaqësueses amerikane , Megan Rapino.

Olimpiku I Lionit është aktualisht fituesja e Ligës së Kampioneve në futbollin e femrave, ndërkohë që dominon me forcë në kontinentin evropian teksa e ka fituar këtë kompeticion 4 vjet radhazi, ndërkohë që në total ka 6 të trofe

Zhan Mishel Ola, pronar dhe presidenti I grupit Olimpik të Lionit bleu 89.5% të aksioneve të klubit amerikan për vlerën e 3.15 milionë Eurove, ndërkohë që pronarët e mëparshëm Tereza dhe Bill Predmor ruajtën nga një kuotë prej 7.5% të aksioneve.

Lioni vetë komunikoi këtë transaksion duke zbuluar edhe një surprizë tjetër. Basketbollisti Toni Parker, pronar I klubeve të basketbollit të femrave dhe meshkujve , ASVEL Lion Vijërbën është aksioner te ky klub me një kuotë të vogël aksionesh prej 3% dhe do të ketë një vend në bordin drejtues teksa është edhe ambasador I Olimpikut të Lionit në SHBA

Që nga momenti I themelimit në 2012, Rein FC ka regjistruar rezultate të shkëlqyera duke fituar dy trofe të NWSL Shields në 2014 e 2015, ndërkohë që në 4 raste ka kaluar në fazën e plejofit në 2014, 2015, 2018 dhe 2019.

Sfidanti.al