Në Angli janë të sigurt; mendohet shkëmbimi Bejl-De Gea

Mançester Junajtid ëndërron Garet Bejlin, ndërsa Reali i Madridit, David De Gean, ëndrra të cilat mund të bëhen realitet. Të paktën kështu theksohet në median britanike sipas së cilës po përgatitet shkëmbimi i bujshëm mes dy prej futbollistëve më të mirë në botë në rolet respektive. Është e qartë se Djajtë e Kuq e dëshirojnë me cdo kusht të sjellin në ‘Old Trafford’ sulmuesin uellsian, pasi kjo është edhe kërkesa e vetë Murinjos.

Një situatë kjo që drejtuesit e Realit të Madridit do të kërkojnë që ta shfrytëzojnë dhe të hidhen sërish në sulm për portierin De Gea i cili 2 sezone më parë ishte shumë pranë kalimit tek ‘Los Blancos’. Por që të bëhjet realitet ky shkëmbim, fillimisht duhet që Mançester Junaitid të gjejnë zëvendësuesin  e denjë të De Geas.

sfidanti.al