Ndeshje e “çmendur” në Bazel: ç’dreqin pati Zvicra pas 3-0…

Një ndeshje kualifikuese evropiane, me të vërtetë, eksituese plot me gola dhe me një përmbysje të pazakontë ofruan Zvicra dhe Danimarka në Bazel, ku mikpritësit deri në min. e 84-t udhëhiqnin 3-0, por, megjithatë, ata nuk arritën dot të triumfonin, pasi vizitorët brenda nëntë minutash shënuan tre gola, duke e barazuar rezultatin dhe duke i lënë zviceranët “me gisht në gojë”!
Përfaqësuesja e Zvicrës e nisi mjaft mirë ndeshjen me një gol të shënuar nga Remo Freuler, ndërkohë që Granit Xhaka me një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës së rreptësisë të kundërshtarit në pjesën e dytë e dyfishoi rezultatin dhe kur Brel Emboli shënoi golin e tretë, duke e bërë rezultatin 3-0 që mbeti i tillë deri në min. e 84-t, u duk se Zvicra mikpritëse i “futi në xhep” tri pikët, por jo nuk qe e thënë, sepse pikërisht atëkohë nisi përmbysja e madhe: fillimisht në min. e 84-t shënoi Matias Jorgensen, duke e bërë rezultatin 3-1, më pas, mbas tri minutash Kristian Gitkajer e ngushtoi në 3-2, ndërsa në min. e 93-të Henrik Dalgard e çoi rezultatin në 3-3, aq sa edhe mbaroi ndeshja.
Sfidanti.al