Navas nuk e përjashton: Mund të mbyll karrierën te PSG

Keylor Navas në verën e vitit 2019 u transferua te Paris Saint Germaini pasi la Realin e Madridit me të cilin fitoi 3 tituj radhazi në Champions League radhazi. Në sezonin e tij të parë me parizienët portieri portorikan arriti të itojë 3 trofe, ndërkohë që arriti edhe në finalen e Ligës së Kampioneve, që ishte e katërta për të. Pas këtij viti relativisht pozitiv, Keylor Navas nuk e përjashtoi mundësinë që të mbyllë karrierën e tij te kampionët e Francës.

‘A është e mundur që të mbyll karrierën time në Paris? Po-tha Navas në një intervistë për Telefoot-kur mbërrita në Paris zbulova një vend ndryshe, qyteti më befasoi. Nuk është se po mendoja keq për të, por nuk e njihja. Nuk e dija farë do të gjeja. Njerëzit u treguan shumë të mirë më mua që nga dita e parë, shumë të respektueshëm, kështu që dhashë 100% timen cdo ditë. Jam shumë i lumtur këtu’.

në këtë sezon të ri, Navas dhe PSG po luftojnë që të kthehen në krye të renditjes në Ligue 1. për momentin kampionët e Francës që humbën dy ndeshjet e para gjenden në vendin e dytë në klasifikim pas Rennes.

sfidanti.al