Nata e frikshme e Agueros; pëson aksident në Amsterdam

Sergio Aguero frikësohet për jetën e tij. Sulmuesi argjentinas u bë viktimë e një aksidenti të rëndë në Amsterdam, ndërsa ishte duke u kthyer nga koncerti i këngëtarit kolumbian Maluma. Mësohet se Aguero ndodhej në një taksi në momentin e aksidentit me drejtuesin e mjetit që doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike. Agueron e shpëtoi fakti që ai e kishte të vendosur rripin e sigurimit në momentin e përplasjes duke bërë që pasojat të shkojnë në thyerjen e disa brinjëve. Ky episod shqetëson jashtë mase trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola që humbi për shumë muaj edhe Mendy. Mësohet se Aguero do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa javë dhe me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjet me Napolin në Ligën e Kampioneve në 17 tetor dhe 1 nëntor.

sfidanti.al