Napoli, shfaqet profil fake në Instagram i Callejon, e shoqja tërbohet

Një profil fals në Instagram që vetëproklamohej si ‘profoli zyrtar’ i Jose Maria Callejon, ka zemëruar bashkëshorten e sulmuesit të Napolit, Marta Ponsati. Në një postim të gjatë te ky profil bëhej i ditur rinovimi i kontratës së sulmuesit spanjolle me Napolin të shoqëruar me shumë mesazhe dashurie në drejtim të klubit.

Por lajmet e javëve të fundit tregojnë krejtësisht të kundërtën; Callejon me siguri do të largohet nga klubi italian në fund të sezonit dhe shfryrja e bashkëshortes së tij e konfirmoi këtë menjëherë

‘Ky profil është fals-tha Marta Ponsati në një Instagram Story-sa pak di për Jose Callejon që e bën autor të atyre fjalëve..’.

Sfidanti.al