Napoli humbet pjesët: Rrahmani, pozitiv me Covid, nuk luan ndaj Milanit

Nuk kanë të sosur problemet për Napolin që humbet edhe Amir Rrahmanin për ndeshjen e së dielës ndaj Milanit. Mbrojtësi i përfaqësueses kosovare, që pësoi edhe një dëmtim në ndeshjen e fundit të Nations League ndaj Moldavisë, kur u kthye në Itali rezultoi poziti me coronavirus. Futbollisti do të qëndrojë në izolim në banesën e tij, ndërkohë që trajneri Gattuso bëhet me dhimbje koke pasi më parë ka humbur edhe shërbimin e Osimhen, Ospinës dhe Hysajt

Osimhen shfaqi një problem në shpatull me Nigerinë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës  2 javë, ndërsa Ospina pati probleme fizike pak përpara fillimit të ndeshjes së Kolumbisë me Ekuadorin dhe vështirë se trajneri i Napolit do të rrezikojë me të. Ndërsa Elseid Hysaj, ashtu sikurse edhe Rrahmani është i prekur nga Covid-19.

Përsa i përket Bakatoyoko, temperatura e shfaqur prej tij nuk kishte të bënte me coronavirusin dhe mesfushori francez u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës, megjithatë për praninë e tij në fushën e lojës do të vendoset vetëm në castet e fundit.

Sfidanti.al