Napoli bie në Bendegodi ndaj Veronës; Juric fut Gattuson në telashe

Napoli merr një goditje tjetër të fortë në harkun e vetëm pak ditëve. Pas humnbjes në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventsit, skuadra e Ivan Gennaro Gattusos pësoi disfatë edhe në kampionat, ndaj veronës në Bendegodi me rezultatin 3-1. Dhe të mendosh që ndeshja nisi në mënyrë të përkryer për Napolin që pas vetëm 9 sekondash e panë veten në avantazh me golin e shënuar nga Lozano.

Por ky gol i sekondave të para të ndeshjes nuk e shpërqendroi skuadrën veroneze që  befasoi teksa ktheu gjithcka në favorin e saj kur barazoi me anë të Dimarcos. Pas këtij goli Verona vendosi kontrollin e lojës ndaj napoletanëve si në planin fizik ashtu edhe atë taktik duke shënuar edhe 2 herë të tjera fillimisht me Barak dhe më pas me Zaccagnin për të mbyllur këtë sfidë 3-1 dhe për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme

Sfidanti.al