Napoli, Anceloti: Valixhja e një trajneri është gjithnjë gati

Napoli po përjeton një moment delikat për të cilin foli edhe vetë trajneri Karlo Anceloti në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Genk. Është kjo ndeshja që mund të përcaktojë të ardhmen e trajnerit emilian në pankinën e skuadrës napoletane duke parë edhe rezultatet që kjo skuadër ka regjistruar deri tani në këtë sezon.

‘Flas përditë me presidentin-tha Anceloti-bëmë një vlerësim të ndeshjes me Udinezen. Tani jemi të përqendruar të kjo sfidë, e jetoj si gjithmonë, si një mundësi shumë të mirë për të marrë një rezultat të rëndësishëm që është kualifikimi për në 1/8 e finaleve’.

Përsa I përket pozitave të tij në pankinën e Napolit, Anceloti tha se një trajner e ka gjithnjë valixhen gati

‘Për një trajner, valixhja duhet të jetë gjithnjë gati, nuk mund ta boshatisësh-vijoi Anceloti-besoj se të qenit në diskutim për këtë situatë është gjithnjë dicka normale. I kam përjetuar moment të tilla edhe në skuadra të tjera dhe nuk më tremb ideja se një ditë klubi do të më shkarkojë ose unë do tëjap dorëheqjen.Në këto moment nuk po e mendojt ë gjithë këtë. Jam I shqetësuar për skuadrën, ndihem I përfshirë në këtë periudhë negative. E di që do të kalojë, nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Nuk do të doja kurrë që lojtarët të luanin për mua, do të ishte një motiv për të më ngjallur dyshime’.

Sfidanti.al