Murinjo mendon kthimin te Reali duke i marre 2 lojtare Interit

Zhoze Murinjo duket se eshte gati te kthehet te Reali i Madridit qe ne sezonin aktual. Te pakten keshtu flitet ne median britanike sipas se ciles trajneri portugez ka shfaqur deshiren per te sjelle me vete ne Madrid edhe dy lojtare te tjere. Situata te Reali eshte shume e veshtire, Barcelona po dominon kampionatin, ndersa grupi eshte i percare. Per kete arsye, Florentino Perez ka menduar te ktheje ne Santiago Bernabeu pikerisht Murinjon qe para pak ditesh refuzoi pankinen e Benfikes.

Sipas mediave britanike ‘Special One’ kerkon nje skuader te nivelit te larte per te lene pas shkarkimin nga Mancester Junajtid dhe Reali i Madridit duket si opsioni me i mire per te. Keshtu qe i deklaroi Perezit se eshte gati te marre kete detyre, por i kerkoi edhe garanci sic eshte blerja e mundshme e dy lojtareve te Interit, Ikardi dhe Shkriniar ne merkaton e ketij muaji ose ne ate te muajve te veres.

Sfidanti.al