Murinjo karikon Interin: Këtë vit duhet të fitojë titullin

Që Murinjo është një tifoz i flaktë i Interit për këtë nuk ka pikë dyshimi, ashtu sikurse dihen edhe polemikat me trajnerin aktual të zikaltërve, Antonio Konte. Megjithatë ky aspekt i fundit nuk e pengon portugezin që të jetë optimist për ish skuadrën e tij dhe ta shohë atë para Juventusit, Napolit apo dhe Atalantës, Milanit e Romës.
Në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’, Murinjo bëri një parashikim që rrit presionin te Konte dhe skuadra zikaltër.

‘Këtë vit, Interi duhet ta fitojë Serinë A-tha Murinjo-jam i sigurt për këtë’.
Ndërsa flet për Interin, Murinjo vazhdon të jetë pa një skuadër pasi refuzoi edhe ofertën e fundit të ardhur nga Kina. Por cfarë po bën ai në këtë moment.

‘Po studioj gjuhën gjermane-u përgjigj Murinjo duke lënë të kuptohet se mund të shkojë në Bundesligë-Jo, po studioj gjermanishten sepse më mungon në CV time. Flas anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe italisht, gjithsesi nuk përjashtoj asgjë, as Gjermaninë’.

sfidanti.al