Murinjo hedh fronin: Mbape është më i vlefshëm se Mesi dhe Ronaldo

Kohët e fundit, Zhoze Murinjo po prononcohet shpesh në publik me deklaratat e tij, kështu që së fundimi ai shprehu mendimin e tij edhe për Kilian Mbapen, Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Për Murinjon, kur flitet për Mbapen, duhet të kihet parasysh sesi po luan ai momentalisht dhe jo sesi do të luajë në të ardhmen. Sipas “Specialit” portugez, vlera e sulmuesit francez është më e madhe sesa e Mesit dhe e Ronaldos.
“Kur flitet për Mbapen, duhet të kemi parasysh sesi po luan Mbape momentalisht dhe jo sesi do të luajë gjatë 5 ose 10 viteve të ardhshëm. Ai është me të vërtetë i jashtëzakonshëm”, vuri në dukje Murinjo, duke shtuar:
“Mesi dhe Ronaldo janë mbi 30 vjeç, ndërsa Nejmari është 27 vjeç. Po ta shihni çështjen nga ana ekonomike, mosha luan një rol të madh dhe për këtë arsye unë mendoj se Mbape është futbollisti më vlerën më të madhe. Unë nuk kam asnjë dyshim se, nëse do të transferohet në ndonjë klub tjetër, ai do të vendosë një rekord të ri”.
Sfidanti.al