Mungoi ne feste, Sadio Mane I kërkon ndjesë Senegalit

Sadio Mane që këtë të martë fitoi Topin e Artë të Afrikës, kërkoi ndjesë këtë të enjte që nuk shkoi në vendin e tij, Senegal për të festuar atje këtë cmim të fituar si Lojtari më I Mirë I Afrikës. Sulmuesi I Liverpulit deklaroi se kishte probleme organizimi në planifikimin nga ana e klubit dhe nga ana e tij për udhëtimin e tij.

Në Senegal ishte përgatitur një festë e madhe për fitoren e Topit të Artë Afrikan të Manese, që u mbajt  në Muzeun e Civilizimit të Dakarit dhe ku mori pjesë edhe presidenti I vendit, Maki Sall. Mane kërkoi ndjesë për mungesën e tij dhe siguroi të gjithë se do të udhëtojë për në Senegal kur të ketë mundësi për të falenderuar të gjithë ata që e ndihmuan për të arritur në nivele të tilla.

Në fakt, Mane do të udhëtojë drejt Senegalit në fund të muajit mars për t’u bashkuar me përfaqësuesen e tij  për fazën kualifikuese të Botërorit 2022. Sulmuesi I Liverpulit u bë I pari futbollist Senegalez që fitoi Topin e Artë të Afrikës pas El Haxhi Diuf  në 2002, kur ishte edhe ky lojtar I Liverpulit.

Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve të së martës ishte edhe Mohamed Salah që e kishte fituar këtë trofe edhe në 2017 e 2018 me egjiptianin që pretendonte triumfin e tretë radhazi.

Sfidanti.al