Mourinho-Tottenham në krizë, për dështimin e një blerjeje

Jose Mourinho nuk po ndihet shumë i kënaqur te Tottenhami. Trajneri portugez po kërkon të bëjë disa blerje për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, megjithatë një prej dëshirave të 57 vjecarit nuk iu realizua dhe bëhet fjalë për Meunier.

Futbollisti belg ishte një prej lojtarëve të kërkuar nga trajneri i Hotspurs prej muajsh. Mourinho e dinte që Meunier ishte në përfundim të kontratës së tij me Paris Saint Germainin dhe i kërkoi Daniel Levy, presidentit të klubit që të siguronte shërbimin e tij, por kjo nuk u realizua pasi Meunier u transferua te Borussia Dortmund dhe kjo ka bërë që trajneri dhe presidenti i Tottenhamit të kenë një përplasje mes tyre.

Mësohet se Mourinho hyri në kontakt me futbollistin në muajin prill dhe tratativat po shkonin mirë deri në momentin kur Levy frenoi gjithcka dhe në fund Meunier u transferua në Bundesligën gjermane për habi të Mourinhos.

Sfidanti.al