Mourinho konfirmon; Son humbet pjesën e mbetur të sezonit

Tottenhamit të Jose Mourinhos I shtohen problemet pikërisht tani që është shumë pranë zonës Champions në klasifikimin e Premier Leagues Angleze. Përpara disa muajsh Hotspurs humbimi shërbimin e Harry Kane për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe tani duket se fatin e sulmuesit e ka edhe Heung Min Son për të cilin ky sezon mbyllet këtu, gjë që u konfirmua nga vetë trajneri I Tottenhamit, Jose Mourinho.

Son pësoi një dëmtim në krah gjatë ndeshjes me Aston Villën dhe për këtë arsye koreanojugori do të duhet t’I nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë kësaja jave. Nuk dihet me saktësi se sa kohë Son do të qëndrojë jashtë fushave të lojës, edhe pse klubi londinez në komunikatën e tij theksoi se koha e riaftësimit të tij do të jetë disa javë, ndërkoë që Mourinho theksoi se koreanojugori nuk do të kthehet të luajë më këtë sezon

Sfidanti.al