Mourinho e bën sërish: Unë vlej 1 paund më shume se Neymar.

Sesioni i merkatos së kësaj vere tashmë është mbyllur me Neymar që vendosi një rekord të ri në historinë e futbollit me transferimin e tij për 222 milionë euro te Paris Saint Germain.  Nuk mund të mos rrinte pa dhënë opinionin e tij në lidhje me këtë aspekt dhe e bëri sipas mënyrës së tij.

‘Unë vlej 1 Paund më shumë se Neymar-tha Mourinho; dmth 222 milionë e 1.09 Euro nëse do të bazohemi te këmbimi zyrtar valutor për të vijuar diskutimin e tij seriozisht-Nuk mendoj se 222 milionë Euro janë shumë për Neymar. Problemi nuk është futbollisti, por pasojat që krijohen. Tani do të ketë më shumë futbollistë kartoni i të cilëve do të kushtojë, 50, 100 apo 150 milionë euro’.

sfidanti.al