Mos trego Rino Gatuzo! Formacionin e Milanit mua ma bën.. gruaja

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, nxori nga goja ditët e fundit një “xhevair” tjetër, duke i bërë kështu, si gjithnjë, argëtuese konferencat e shtypit që ai jep para gazetarëve para ose mbas ndeshjeve, qëkur është bërë trajner i ekipit “kuqezi”.
“Ka raste që formacionin e ekipit mua ma bën gruaja ime! Me që jemi këtu, unë mund t’ju them juve se unë flas tri herë në javë për futbollin me Karolina Moraçen (trajnere e ekipit të femrave të Milanit). Unë mund t’ju them juve se ka jo pak gra që e njohin mirë futbollin. Sa i përket gruas sime, unë bëra shaka”, tha duke qeshur trajneri i Milanit, Gatuzo.
Sfidanti.al