Mos e thuaj, Alegri! Kristiano është e ardhmja e Juventusit?

Mbas eliminimit befasues nga Ajaksi në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, në media menjëherë u përhapën spekulime se Kristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me ekipin dhe se ai ka kërkuar që të largohet nga Juvendusi në fund të këtij sezoni.
Sigurisht që shumëkush i mori me rezerava në konsideratë këto informacione, për të cilët bëri komentin e vet bëri edhe trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri:
“Kristiano është e ardhmja e Juventusit. Ai po luan në mënyrë fantastike gjatë këtij sezoni dhe me siguri që kështu do të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm. Sigurisht që edhe ai, ashtu si ne, është i zhgënjyer nga skualifikimi ynë nga Liga e Kampioneve, po tani ai është pajtuar me këtë fakt. Ardhja e Kristianos te Juventusi nuk përbënte garanci të plotë se ne do ta fitonim këtë ligë. Futbolli ka të papriturat e tij dhe tani ne jemi përqëndruar te triumfi i Skudetos sonë që ta rrumbullakosim këtë sezonin tonë mjaft të mirë”.
Sfidanti.al