Mori një goditje me top në fytyrë, Fellaini ironizon veten.

Marouane Fellaini pësoi një goditje  me top në fytyrë në sfidën me Realin e Madridit dhe fotoja e shkrepur në atë moment po bën xhiron e botës. Nuk janë të pakta frazat apo montazhet fotografike ironike të këtij momenti, gjë që duket se nuk e ka shqetësuar aspak futbollistin e Manchester United. Përkundrazi, belgu duket se e ka marrë me humor, madje ka ironizuar veten e tij. ‘Falenderoj të gjithë ata që postuan dhe më dërguan këtë foto-ishte komenti i Fellainit në profilet e tij në rrjetet sociale.

sfidanti.al