Monaco ‘trajner’ i Barcelonës: Nëse ka nevojë për ndonjë këshillë…

Kjo e hënë ishte speciale për skuadrën e Monakos. Skuadra e Niko Kovac mbrëmjen e së dielës mundi Paris Saint Germainin në kryeqytetin francez duke i marrë 3 pikët dhe këtë e bëri në një moment kur skuadra e Pochettinos vinte me entuziazmin në kupë të qiellit pas fitores në Camp Nou me Barcelonën

Monaco për më tepër kishte fituar edhe në ndeshjen e fazës së parë 3-2 duke marrë pikët maksimale nga përballjet me parizienët dhe kjo ndodhte për herë të parë që nga sezoni 2009/10.

Këto dy fitore u kujtuan nga klubi i Principatës në profilin e tij në rrjetin social Twitter duke ngacmuar disi Barcelonën teksa u vetëofrua  për t’i dhënë këshilla skuadrës katalanase si të përmbysë PSG në sfidën e kthimit në Ligën e Kampioneve. ‘Barcelona, nëse të duhet ndonjë këshillë na dërgo një mesazh direkt’-shkruhej në postimin e Monacos në Twitter

Me fitoren ndaj PSG, Monaco pozicionohet në vendin e 4, 6 pikë më pak se kryesuesit e Lillë dhe 2 më pak se PSG në vendin e tretë me 54 pikë.

Sfidanti.al