Modric shuan përfundimisht ëndrrat e Interit, rinovon me Realin e Madridit

Luka Modric ia mbyll përfundimisht dyert Interit. Mesfushori korat ka vendosur që të qëndrojë te Reali i Madridit lajm ky që publikohet te e përditshmja spanjolle Marca sipas së cilës 33 vjecari ka arritu akordin me Presidentin Florentino Perez për rinovimin e kontratës për të mbyllur karrierën në kryeqyetin spanjoll.

Sipas Marca, Modric, fituesi i Topit të Artë, do të zgjasë kontratën me Realin e Madridit deri në vitin 2021 kur ai do të jetë 36 vjec dhe do të bëhet futbollisti më i paguar i skuadrës merenges. Interi e kërkoi me ngulm Modric gjatë muajve të verës dhe kroati duket se ishte i gatshëm për një transferim të tillë, por bisedimet nuk u hapën asnjëherë në lidhje me këtë cështje pasi Reali e refuzonte gjithnjë klubin zikaltër.

E gjithë kjo histori bën që Interi të ndryshojë të gjithë strategjinë e tij dhe të përqendroijë të tgjitha forcat te një tjetër kroat, Ivan Rakitic që duket se është shumë pranë largimit të tij nga Barcelona

sfidanti.al