Modriç pa dorashka: Trofetë vlekan vetëm kur i fitojnë Ronaldo ose Mesi!

Në një prononcim në një nga mediumet kroatë, fituesi i sivjetëm i çmimit prestigjioz “Topi i artë”, futbollisti kroat Luka Modriç, më në fund, e hapi shpirtin, duke folur hapur për Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin. Ai tha se nuk ishte sjellje korrekte që asnjë nga dy lojtarët e lartpërmendur që aktualisht konsiderohen si më të mirët në botë, nuk mori pjesë në ceremoninë dhënies së “Topit të artë”.
Sikurse dihet, këtë çmim, në fillim të dhjetorit, e fitoi Modriçi, ndërsa si Ronaldo, ashtu edhe Mesi, nuk erdhën që këtë ceremoni që u zhvillua në Paris, duke paraqitur justifikime bajate që askush nuk i besoj.
“Duke vepruar kështu, ata treguan se çmimet dhe trofetë individualë kanë rëndësi vetëm atëherë, kur ato i fitojnë ata! Kjo nuk është sjellje korrekte as kundrejt futbollistëve dhe as kundrejt atyre që i kanë votuar ata si më të mirët gjatë 10 viteve të fundit”, vuri në dukje Luka Modriç.
Sfidanti.al