Modric fitoi Topin e Artë? Ja mesazhi i Lionel Mesit

Luka Modric ishte fituesi i Topit të Artë 2018 duke i dhënë fund dominimit të binomit Mesi-Ronaldo përsa i përket këtij trofeu. Sulmuesi i Barcelonës për herë të parë që nga viti 2006 mbeti jashtë podiumit pasi u rendit në vendin e pestë dhe nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të këtij trofeu në duart e kapitenit të përfaqësueses kroate.

Megjithatë, 31 vjecari e lëshoi një mesazh të tijin, pak minuta pas shpalljes së Modric si fitues i Topit të Artë dhe këtë e bëri nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale. Në Instagram Stories, kapiteni i Barcelonës publikoi një foto të tijën në shoqërinë e dy djemve të tij të mëdhenj, Tiago e Mateo. Ky lloj mesazhi la të kuptohej se për Mesin, tani prioritet është familja dhe ndërsa të gjithë ishin në pritje për të mësuar fituesine e topit të Artë, argjentinasi argëtohej me fëmijët e tij.

sfidanti.al